Dhoma e Tregtisë së Janinës: Shqipëria vend tërheqës për të bërë biznes

Dhoma e Tregtisë së Janinës: Shqipëria vend tërheqës për të bërë biznes

Dhoma e Tregtisë së Janinës: Shqipëria vend tërheqës për të bërë biznes.Në panairin e "Klik Ekspo Grup" mori pjesë edhe Dhoma e Tregtisë së Janinës nga Greqia.http://ata.gov.al/2018/11/24/dhoma-e-tregtise-se-janines-shqiperia-vend-terheqes-per-te-bere-biznes/Zëvendësdrejtori i kësaj dhome, Christodopulos Paparousis tha se Shqipëria është një vend tërheqës për të bërë biznes. Dhoma e Tregtisë së Janinës dhe ajo e Shqipërisë bashkëpunojnë prej disa vitesh me njëra-tjetrën. Christodopulos Paparousis premtoi se vitin e ardhshëm do të sjellë në vendin tonë, më shumë sipërmarrje greke për të investuar.

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E shtunë, 24 Nëntor 2018

TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ – Në panairin e “Klik Ekspo Grup” mori pjesë edhe Dhoma e Tregtisë së Janinës nga Greqia.

Zëvendësdrejtori i kësaj dhome, Christodopulos Paparousis tha se Shqipëria është një vend tërheqës për të bërë biznes. Dhoma e Tregtisë së Janinës dhe ajo e Shqipërisë bashkëpunojnë prej disa vitesh me njëra-tjetrën. Christodopulos Paparousis premtoi se vitin e ardhshëm do të sjellë në vendin tonë, më shumë sipërmarrje greke për të investuar.

“Ka sipërmarrje që merren me prodhimin e produkteve ushqimore. Kjo nuk është hera e parë që vijmë në Shqipëri. Kemi katër vjet që marrim pjesë në këtë Panair. Bashkëpunimi në fushën e tregtisë mes Janinës në Greqi dhe Tiranës, ka filluar rreth 12 vjet më parë. Ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të investojmë në Shqipëri. Atmosfera është e mirë dhe bashkëpunuese, duam të vazhdoje ky bashkëpunim edhe në të ardhmen. Dëshira është që marrëdhëniet tregtare dhe investimet në dy vendet të rritet. Do të vijmë në Shqipëri në panair edhe vitin tjetër. Dhe do të sjellim më shumë investitorë grek”. /o.l/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.