BRUKSEL – Madridi dhe Londra zgjidhin mosmarrëveshjet për Gjibraltarin

BRUKSEL, 24 nëntor /ATSH-DPA/ – Britania e Madhe dhe Spanja arritën të zgjidhin një mosmarrëveshje lidhur me Gjibraltarin duke hequr kështu një pengesë të madhe për marrëveshjen e divorcit mes tyre (Brexit), njoftoi sot qeveria britanike dhe ajo e Gjibraltarit.

Kjo marrëveshje siguron që marrëveshja për Brexit – e njohur ndryshe edhe si marrëveshja e tërheqjes – nuk do të prekë në të ardhmen statusin britanik të negociatave për sa i takon territoreve të Britanisë së Madhe.

”Marrëveshja nuk vë detyrime për sa i takon kufijve territorialë”, sipas një deklarate në website e qeverisë britanike.

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez tha dje se një mosmarrëveshje mbi Gjibraltarin mund të fundoste samitin special të BE-së për marrëveshjen e Brexit që pritet të zhvillohet nesër.

“Nëse nuk ka marrëveshje (mbi Gjibraltarin), është e qartë se ky samit me shumë mundësi nuk do të zhvillohet”, tha Sanchez nga kryeqyteti kuban, Havanë, ku ndodhet në vizitën e parë zyrtare të një lideri spanjoll pas 30 vitesh.

“Gjibraltari nuk i përket Britanisë së Madhe, ai përfaqësohet nga Londra, por nuk i përket asaj”, theksoi Sanchez.

Ai përsëriti se do të votonte kundër projektmarrëveshjes britanike për Brexit me Bashkimin Europian nëse nuk bëheshin ndryshimet për të reflektuar negociatat për Gjibraltarin./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.