BM – Shefi i Shtabit të Përgjithshëm: Kërcënimi rus më i madh se sa ai i ISIS-it

LONDËR, 24 nëntor /ATSH-AFP/ – Kreu i ushtrisë britanike paralajmëroi sot Britaninë e Madhe kundër kërcënimit që vjen nga Rusia, shumë më i madh se sa ai që vjen nga disa grupe xhihadiste si Shteti Islamik (ISIS).

“Rusia sot përfaqëson padyshim një kërcënim më të madh për sigurinë tonë kombëtare se sa kërcënimet ekstremiste islamike që përfaqësojnë Al Kaeda dhe grupi Shteti Islamik”, deklaroi gjenerali Mark Cerleton Smith, shefi i shtabit të përgjithshëm i ushtrive, në një intervistë për të përditshmen “The Telegraph”.

Kjo deklaratë vjen pas një vizite në Estoni, ku trupat britanike ndodhen në kuadër të një programi të NATO-s, rreth 150 kilometra nga kufiri rus. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.