Bashkia Roskovec, aktivitet në kuadër të aktivizimit kundër dhunës me barazi gjinore

111

TIRANE, 24 nëntor /ATSH/ – Qendra Social Komunitare Roskovec u ndriçua me ngjyrë portokalli e cila është ngjyra simbolike për të treguar se ne jemi të gjithë bashkë për të luftuar fenomenin e dhunës ndaj vajzave dhe grave.

“Më dëgjo dhe mua”, ishte titulli i aktivitetit të organizuar nga Bashkia Roskovec në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, me mbështetjen e UNDP dhe me fonde të Qeverisë Suedeze.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin: Petra Burcher, Përfaqësuese e Zyrës për Zhvillim dhe Bashkëpunim, Ambasada Suedeze,  Brian J. Williams, Koordinator i Përhershëm i KB dhe Përfaqësues i Përhershëm i PNUD, përfaqësues të Mekanizmit të Referuar Dhunës në Familje.

Ky takim mblodhi së bashku gra sipërmarrëse, gra në karrierë, gra në nevojë, gra kryefamiljare dhe burra.

Në fjalën e mirëseardhjes, Kryetarja e Bashkisë, Majlinda Bufi përmendi disa nga iniciativat më kryesore që Bashkia Roskovec ka ndërmarrë për të mbështetur dhe fuqizuar gratë.

Gjithashtu Kryebashkiakia theksoi se në Roskovec nuk janë vetëm 16 ditë aktivizimi kundër dhunës në familje por çdo ditë e vitit është dita kur ne përpiqemi për të luftuar këtë fenomen.

Ky event filloi me një ekspozitë fotografike kundër dhunës në familje të përgatitur nga të rinjtë e Roskovecit për të vijuar më pas me prezantimin e punës së Mekanizmit të Referimit Rasteve të Dhunës në Familje dhe prezantimin e historive të suksesshme.
/e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.