SOFT NEWS – Një kroat nxjerr në ankand medaljen e bronzit të Botërorit-98

ZAGREB, 23 nëntor /ATSH-AFP/ – Cili është kroati që kërkon të konvertojë në para medaljen e bronzit të fituar në Botërorin 1998 në Francë ? Shteti i vogël ballkanik shtroi këtë pyetje pas njoftimit të nxjerrjes në ankand të medaljes në mediat lokale.

”Ekzistojnë vetëm 30 kopje të kësaj medalje. Ajo është mjaft e rrallë”, sipas përshkrimit të këtij objekti në web-in “The Saleroom”, www.the-saleroom.com.

Komisioneri i ankandit vlerëson vlerën fillestare të kësaj medalje në 7.500 euro. Ajo pritet të dalë në shitje më 7 dhe 8 dhjetor.

”Nuk arrij ta besoj që një nga lojëtarët e mi ka mundur të nxjerrë në shitje këtë medalje. Ata janë të gjithë të mirë paguar”, reagoi trajneri emblematik i asaj periudhe, Miroslav “Ciro” Blazevic./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.