Protesta, Prokuroria paraqet në Gjykatë kërkesat për caktimin e masave të sigurimit

132

TIRANË,23 nëntor /ATSH/ – Prokuroria e Tiranës, paraqiti në Gjykatë kërkesat për caktim masash sigurimi për shtetasit pjesmarrës në protestë.

Në vijim të veprimeve të kryera nga ana e Prokurorisë është kërkuar në Gjykatë:
– Vleftësimi i ligjshëm i arrestit në flagrancë për shtetasin Fluturim Goleci, i dtl. 20.05.1988, dhe caktimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale.
– Vleftësimi i ligjshëm i arrestit në flagrancë për shtetasin Ruzhdi Daci, i dtl. 01.06.1965, dhe Caktimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale.
– Vleftësimi i ligjshëm i arrestit në flagrancë për shtetasin Marsel Velillari, i dtl. 12.03.1990, dhe Caktimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale.
– Vleftësimi i ligjshëm i arrestit në flagrancë për shtetasin Dorjan Protoduari, i dtl.03.09.1988, dhe Caktimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale.
– Vleftësimi i ligjshëm i arrestit në flagrancë për shtetasin Amarildo Sinanaj, i dtl. 04.02.1988, dhe Caktimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K. Pr. Penale.
– Vleftësimi i ligjshëm i arrestit në flagrancë për shtetasin Shpati Bilbilaj, dhe Caktimi i masës së sigurimit “Arrest në burg” parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale.
Si persona të dyshuar për kryerjen e veprave penale të:
• Plagosja e rëndë me dashje, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 88/1 i K.Penal.
• “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit”, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 278/1 i K.Penal (i ndryshuar).
• “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, e kryer me dhunë dhe në bashkëpunim, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 236/2 i K.Penal.
• “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 262 i K.Penal.
• “Prishja e qetësisë publike” e kryer në bashkëpunim, e parashikuar dhe e dënueshme nga nenet 274-25 të K. Penal.
Po punohet me intensitet per zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

/m.z/e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.