Pas specializimit në Angli, mjeku Ardian Ndroqi kthehet të punojë në QSUT

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ – Mjekë të cilët janë specializuar në vendet perëndimore, zgjedhin Shqipërinë për të ushtruar profesionin e tyre.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, njofton se Adrian Ndroqi neurokirurg i cili është specializuar në Londër në Britaninë e Madhe, aktualisht po punon pranë shërbimit të Neurokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu thekson se mjeku Ardian Ndroqi zgjodhi të kthehet në Shqipëri e të punojë në spitalet e vendit pas një specializimi të suksesshëm në Britaninë e Madhe.

Qeveria shqiptare përmes Ministrisë së Shëndetësisë vijon mbështetjen për mjekët, ndërsa gjithë vëmendjen e ka drejtuar për t’i ofruar një shërbim më të mirë qytetarëve. /o.l//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.