Haradinaj reagon për ndërprerjet e energjisë elektrike ndaj KEK dhe KEDS

PRISHTINË, 23 nëntor /ATSH/ – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar pas reduktimeve të energjisë elektrike, duke thënë se është zhgënjyese dhe e patolerueshme sjellja ndaj KEDS dhe KEK në ditët e para të dimrit, duke i shtyrë qytetarët të përballen me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

Ai deklaron se është i papranueshëm fakti, që KEDS dhe KEK nuk janë në gjendje t’i realizojnë detyrat e tyre.

“Menaxhmenti i KEDS dhe KEK duhet të dinë se Qeverisë së Kosovës dhe qytetarëve të saj nuk u intereson se cili njësi është funksional e cili jo dhe as nuk i intereson se cili është çmimi i energjisë në tregun ndërkombëtarë. Drejtues të KEK dhe KEDS e kanë për obligim dhe janë të thirrur të sigurojnë energji elektrike për të gjithë qytetarët e Kosovës. Nuk pranojmë asgjë më pak”, bën të ditur ai. /KosovaPress//e.malaj//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.