Hajdaraga, kontribut të vyer në PS

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ “Luan Hajdaraga i dha Partisë Socialiste një kontribut të vyer në formësimin tonë si një forcë social-demokrate europiane”.

Kështu deklaroi sot kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cili  mori pjesë në ceremoninë përkujtimore në nder të prof. dr. Luan Hajdaragës, që u zhvillua në Universitetin Ndërkombëtar të Strugës, në Maqedoni.

Balla vlerësoi se Hajdaraga vendosi gjithashtu një urë të fortë komunikimi dhe bashkëveprimi me shqiptarët që jetojnë në këtë anë të kufirit, sepse vetë origjina e tij, ishte nga këto vise.

“Do ta kujtojmë Luanin si një nënkryetar partie të zot në vitet e vështira të opozitarizmit ‘92-‘97, ministër Mbrojtje gjatë luftës së Kosovës, në diplomacinë shqiptare dhe si koordinator i Këshillit të të Urtëve për ne brezin më të ri në drejtimin e Partisë Socialiste”, tha Balla.

/m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.