Bashkim Zeneli promovon “Miqësi e trazuar – Greqia në kujtimet e ambasadorit”

TIRANË, 23 nëntor /ATSH/ – Është promovuar ditën e sotme libri më i ri i diplomatit dhe publicistit të shquar Bashkim Zeneli, i titulluar “Miqësi e trazuar – Greqia në kujtimet e ambasadorit”.

I pranishëm në këtë ngjarje kultorore ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili në fjalën e rastit u shpreh se ishte një kënaqësi e veçantë pjesëmarrja në promovimin e librit më të ri të diplomatit dhe publicistit të shquar, Bashkim Zeneli, me titull “Miqësi e trazuar – Greqia në kujtimet e ambasadorit”, një libër i rëndësishëm që do të na orientojë drejt forcimit të kësaj miqësie tepër jetike për dy popujt dhe vendet tona.

/m.z/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.