30 fotografë nga Ballkani, ekspozitë në Korçë

TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ 30 fotografë nga vendet e Ballkanit vijnë në një ekspozitë të përbashkët në Korçë.

“Street life Balkans” titullohet ekspozita, e cila do të qëndrojë e hapur nga data 24 nëntor – 3 dhjetor në ambientet e Muzeut Kombëtar të Arsimit.

Kjo ekspozitë e veçantë vjen si homazh i punës dhe veprës së fotografit të njohur Gjon Mili, si mirënjohje për atë që ai bëri për fotografinë, sidomos për krenarinë e tij për prejardhjen shqiptare.

Ekspozita organizohet nga bashkia e Korçës, në kuadër të “Ditëve të Fotografisë Gjon Mili”. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.