Veseli në Bruksel, homazhe te monumenti i Ushtarit të Panjohur

PRISHTINË, 22 nëntor /ATSH/ – Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli bëri sot homazhe tek monumenti i Ushtarit të Panjohur në Bruksel.

Kreu i Kuvendit të Kosovës u shoqërua në këto homazhe nga atasheu ushtarak i Forcës së Sigurisë së Kosovës që punon në Ambasadën e Kosovës në Belgjikë.

Për nder të pranisë së Kryeparlamentarit Veseli në këto homazhe, garda e nderit e Mbretërisë Belgjikës ekzekutoi himnin shtetëror të Kosovës dhe e njoftuan Kryeparlamentari kosovar për historikun e monumentit të Ushtarit të Panjohur. /KosovaPress/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.