“Unaza e Madhe”, Lame tregon se si do të veprohet me pronat

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ – Kreu i Agjencisë së Legalizimeve (ALUIZNI), Artan Lame në një lidhje të drejtpërdrejtë në emisionin “Open” shpjegoi se si do të procedohet në lidhje me pronat, të cilat do të preken nga projekti i “Unazës së Madhe”.

Duke iu përgjigjur interesimit të banorëve, të cilët ishin të ftuar në këtë emision, Lame theksoi se subjektet që janë të regjistruara në hipotekë do të dëmshpërblehen.

“Ata që e kanë legalizuar do t’i ndihmojmë që të regjistrohen në hipotekë që të bëhet shpronësimi. Ndërsa ata që nuk e kanë legalizuar nuk mund të regjistrohen në hipotekë. Nëse Marsela ka certifikatën, të rrijë e qetë se do dalë VKM e shpronësimit. Ndërsa subjekti që ka regjistruar në hipotekë, do të marrë paratë e tokës. Subjekti 5 që është në proces legalizimi, nuk mund të marrë shpronësim dhe hyn në listën e qerasë. Secili nga 200 e ca subjekte do të marrë një lajmërim nëse janë në kushte për shpronësim ose për qera afatgjatë, – tha Lame./e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.