SHBA – Vdes 106-vjeçari, i mbijetuari i Pearl Harbor

SAN DIEGO, 22 nëntor /ATSH-DPA/ – Ray Chavez, i njohur gjerësisht si veterani më i moshuar dhe i mbijetuari i sulmit në Pearl Harbor, vdiq dje në moshën 106-vjeçare.

Chavez u bë i famshëm tre vjet më parë, kur veteranët e Pearl Harborit e njohën atë si mbijetuesin më të moshuar të sulmit japonez të vitit 1941, i cili nxiti Shtetet e Bashkuara të Amerikës të hynin në Luftën e Dytë Botërore.

Chavez kaloi 30 vjet si kopshtar në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, deri në moshën 96 vjeç.

Vajza e tij, Kathleen, tha se babai i saj nuk i kishte folur kurrë për përvojën e tij në Pearl Harbor deri në vitin 1991, kur ai u ftua të merrte pjesë në përkujtimin e 50-vjetorit./  /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.