ROMË – Moscovici : Italia të tregojë respekt për Komisionin Europian

ROMË, 22 nëntor /ATSH-AFP/ – Komisioneri Europian për Çështjet Ekonomike, Pierre Moscovici i kërkoi Italisë të tregohet e sjellshme ndaj dikujt që ka vullnet të mirë dhe me respekt, pas një tjetër kundërshtimi të projektbuxhetit të saj, në një intervistë dhënë sot ”Corriere della sera”.

”Unë nuk jam Babagjyshi i Krishtlindjes, jam komisioneri për Çështjet Ekonomike dhe besoj se këto çështje duhet të trajtohen me respekt reciprok, seriozitet dhe dinjitet’’, pohon ai në intervistë.

”Letra e BE-së erdhi ? Unë po pres gjithashtu atë të Babagjyshit të Krishtlindjeve’’, ironizoi ai zëvendëskryeministrin italian, Matteo Salvini, lideri i Ligës (ekstremi i djathtë), një prej dy partive të koalicionit në pushtet, me Lëvizjen 5 Yjet (L5Y).

Komisioni Europian i hapi rrugën të mërkurën sanksioneve të mundshme financiare kundër Romës, pasi kundërshtoi sërish projektbuxhetin 2019 të koalicionit populist./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.