Rahoveci nis zbatimin e vendimit për largimin e produkteve serbe

PRISHTINË, 22 nëntor /ATSH/ – Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, urdhëroi Inspektoriatin e komunës për të dalë në terren në mënyrë që të largohen produktet serbe me mbishkrime fyese, sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

“Pres që konform vendimit, të gjitha këto produkte të largohen nga tregu në mënyrë që të respektohet shteti dhe Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Aksioni ka filluar sot në mëngjes dhe do të vazhdojë deri në largimin e këtyre produkteve nga tregu”, u shpreh kryetari Latifi.

Gjatë ditës së djeshme Qeveria e Kosovës mori vendim që të largohen nga tregu të gjitha produktet, të cilat nuk i referohen Kosovës me emrin zyrtar të saj.

/KosovaPress//e.malaj/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.