Projektet hekurudhore në Shqipëri tërheqin sipërmarrësit serbë

Projektet hekurudhore në Shqipëri tërheqin sipërmarrësit serb

Projektet hekurudhore në Shqipëri tërheqin sipërmarrësit serbhttp://ata.gov.al/2018/11/22/projektet-hekurudhore-ne-shqiperi-terheqin-sipermarresit-serb/Pavijoni i Serbisë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, vjen për të 15-in vit me radhë nga Dhoma e Tregtisë e Serbisë, Agjencia e Zhvillimit Ekonomik të Serbisë, Velexpo. Në këtë edicion kanë ardhur mbi 50 kompani serbe të cilat kanë shprehur interes në shumë sektorë për tregun dhe investimet në Shqipëri

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E enjte, 22 Nëntor 2018

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ – Në panairin e përvitshëm “Klik Ekspo Group” që po zhvillohet në Tiranë, marrin pjesë sipërmarrje vendase, por edhe të huaja nga dhjetëra vende të botës.

Njëra prej këtyre sipërmarrjeve të huaja që kanë zgjedhur të promovojnë aktivitetin e tyre në “Klik Ekspo Group” është nga Serbia dhe merret me ndërtimin e hekurudhave.

Drejtori i këtij biznesi serb, Marko Nikoliç tha për Agjencinë Telegrafike Shqiptare se ka ardhur në Shqipëri pasi ka dëgjuar se qeveria shqiptare do të ndërtojë disa hekurudha, Tiranë-Durrës dhe hekurudhën që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi.

“Kompania jonë merret me prodhimin e shinave të trenave. Ne kemi ardhur për herë të parë në Shqipëri, me mbështetjen e Dhomës së Tregtisë të Serbisë. Ne jemi të interesuar për këtë treg, sepse kemi besim se është në zhvillim e sipër dhe shumë i larmishëm. Por kemi edhe informacion se së shpejti do të bëhet rikonstruksioni i hekurudhës Tiranë-Durrës dhe kjo është një arsye e fortë për të qenë këtu. Unë besoj se Shqipëria është një vend i mirë ku kompania ime mund të investojë dhe të punojë. Sipërmarrja që unë drejtoj eksporton rreth 80% të prodhimit të saj. Për këtë arsye ne besojmë se Shqipëria është një vend shumë interesant për të bashkëpunuar”, tha ai.

Pavijoni i Serbisë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës, vjen për të 15-in vit me radhë nga Dhoma e Tregtisë e Serbisë, Agjencia e Zhvillimit Ekonomik të Serbisë, Velexpo. Në këtë edicion kanë ardhur mbi 50 kompani serbe të cilat kanë shprehur interes në shumë sektorë për tregun dhe investimet në Shqipëri. /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.