Paul Hodkings në Klik Ekspo Group, sjell 7 leksionet e lidershipit

TIRANË, 22 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Klik Ekspo Group në edicionin e 25-të të Panairit Ndërkombëtar të Tiranës, sjell përvojat më të mira globale në fushën e Lidershipit.

Profesori Britanik Paul Hodkings, i njohur tashmë për leksionet e tij drejt suksesit referoi të enjten përvojën e tij personale për një audience të gjerë studentësh dhe të interesuarish të tjerë, në ambientet e Pallatit të Kongreseve ku është çelur panairi.

Klik Ekspo Group në një përvjetor kaq të rëndësishëm për promovimin e sipërmarrjes, nxit po ashtu ekspertë dhe personalitete të fushave të ndryshme sociale, ekonomike, apo politike, për të ofruar ndihmesën dhe përvojën e tyre përballe një auditori të interesuar, që nga studentet deri tek drejtuesit e komunitetit të biznesit dhe autoriteteve. Në programin e Panairit Ndërkombëtar, disa personalitete të rëndësishme të botes së sipërmarrjes janë ftuar për të relatuar dhe ndarë përvoja e know-how, ndër të cilët është prof. Paul Hodgkins.

Në prill të vitit 2009, Paul u propozua nga ‘Project Magazine’ si një nga dhjetë ‘influencuesit kryesorë’ në Britani të Madhe në lidhje me profesionin e menaxhimit të projekteve. Ai këshilloi Kryetarin e atëhershëm të Bashkisë së Londrës, Ken Livingstone dhe Sir David Normington.

Në korrik 2013 ai krijoi biznesin e tij “Paul Hodgkins Project Consultancy” ku ai tashmë ka filluar të ndihmojë bizneset “të lëshojnë fuqinë e projekteve dhe programeve”. Ai vazhdon të jetë i njohur për kontributin e tij në zhvillimin e profesionit të menaxhimit e projekteve. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.