Kuvendi voton sot dekretin e Presidentit për Ministrin e Brendshëm

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ – Kuvendi i Shqipërisë pritet të shqyrtojë sot një sërë projektligjesh të rëndësishme, ku ndër të tjera pritet të votohet edhe dekreti i Presidentit të Republikës nr. 10.957, datë 16.11.2018 “Për emërim të ministrit të Brendshëm”.

Pas miratimit të procesverbalit të seancës plenare të datës 15.11.2018 dhe njoftimit të projektligjeve të depozituara në Kuvend, Kuvendi pritet të shqyrtojë projektligjin “Për një ndryshim në ligjin nr. 9981, datë 8.9.2008, “Për miratimin e niveleve të tarifës doganore”, të ndryshuar.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.

Po ashtu sot do të shqyrtohet edhe projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9632, datë 30.10.2006, “Për sistemin e taksave vendore”, të ndryshuar.

Kuvendi do të shqyrtojë edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kuvendi pritet të shqyrtojë projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9920, datë 19.5.2008 “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 61/2012, “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektligjin “Për buxhetin e vitit 2019”.

Po ashtu Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 10018, datë 13.11.2008, “Për Avokaturën e Shtetit”.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëfinancimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të Shqipërisë dhe Fondit të Kombeve të Bashkuara për Popullsinë”.

Kuvendi pritet të shqyrtojë edhe projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese nr. 1 të marrëveshjes së huasë të datës 31.12.2012, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), për financimin e projektit të përmirësimit të sigurisë së digës në hidrocentralin e Komanit, ratifikuar me ligjin nr.103/2013

Po ashtu sot të votohet edhe dekreti i Presidentit të Republikës nr. 10.957, datë 16.11.2018 “Për emërim të ministrit të Brendshëm”.

Kuvendi pritet të miratojë edhe miratimin e programit të punës së Kuvendit për periudhën 26 nëntor – 28 dhjetor 2018

Ndërsa të mbartura për votim nga seancat e kaluara janë projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë” dhe projektligji “Për një ndryshim dhe shtesë në ligjin nr. 8378, datë 22.7.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”, të cilët kërkojnë votim me shumicë prej 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.