Hap i rëndësishëm për barazinë gjinore, nënshkruhet memorandumi me PNUD

TIRANË, 22 nëntor/ATSH/ – Mes bashkisë së Tiranës dhe Entitetit të Kombeve të Bashkuara për barazinë gjinore është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit, me qëllim fuqizimin e rrjetit të grave këshilltare.

Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i këshillit bashkiak në bashkinë e Tiranës, Aldrin Dalipi.

“Nënshkruam Memorandumin e Mirëkuptimit Ndërmjet Entitetit të Kombeve të Bashkuara për Barazinë Gjinore dhe Fuqizimin e Grave me këshillin bashkiak me drejtorin e @unwomenalbania G. Belsito”, – shkruan Dalipi.

Ky i fundit e konsideron memorandumin një hap të rëndësishëm për projekte të përbashkëta për fuqizimin e rrjetit të grave këshilltare. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.