BERLIN – Boldrini: Europa projekti më i madh i paqes i arritur ndonjëherë

BERLIN, 22 nëntor /ATSH-ANSA/ – Projekti europian është më i madhi projekt i paqes që ka ekzistuar ndonjëherë, theksoi sot kryetarja e Dhomës italiane të Deputetëve, Laura Boldrini, në ”Konrad Adenauer Stiftung” në Berlin.

“Për 70 vjet mosmarrëveshjet midis vendeve janë zgjidhur pa bomba apo armë, siç ka ndodhur për mijëra vjet, por përmes traktateve dhe rregulloreve”, vazhdoi Boldrini.

‘’Sot është e nevojshme të kundërshtohet marshimi populist duke respektuar të drejtat e njeriut”, vazhdoi ajo.

”Kontinenti ynë do të kishte humbur në mënyrë të pakthyeshme nëse nuk do të kishim sukses për ta transformuar atë nga një entitet gjeografik të thjeshtë në një autenticitet politik”, shtoi Boldrini./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.