Apoloni, tur virtual në mozaikët e mrekullueshëm të Vilës së Athinasë

Hapja e mozaikëve në Vilën e Athinasë, Apoloni

Ju ftojmë të ndiqni një tur virtual në mozaikët e mrekullueshëm të Vilës së Athinasë, në Parkun Arkeologjik të Apolonisë.Falë punës së specialistëve të Parkut Arkeologjik Apoloni dhe specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës, u bë e mundur hapja e këtyre mozaikëve, për të realizuar më tej dokumentimin e gjendjes së tyre, rifreskimin e materialit mbrojtës të degraduar ndër vite, marrjen e masave dhe zhvillimin e projekteve për restaurimin dhe promovimin e tyre.Vila e Athinasë përfaqëson një nga elementët më interesantë të arkitekturës private të periudhës romake në Apoloni. Banesa ku është zbuluar një nga statujat e Athinasë daton në shek. II pas Krishtit dhe njihet për përmasat e saj. Sipërfaqja rreth 3500m² e cila mbulon ½ e hinsules, përfaqëson një nga rastet e pakta të zbulimit të një jedomusi romak në territorin shqiptar. Janë të shumta ambientet e banimit të shtruara me mozaikë, me motive nga më interesantet, në dhomat e njohura me emrat: “Dhoma e Akilit”, “Dhoma e Aktorit”, “Hipokampi”, “Neraida” etj.

Posted by Instituti i Monumenteve të Kulturës on E enjte, 22 Nëntor 2018

TIRANË, 22 nëntor /ATSH/ – Vila e Athinasë, në Parkun Arkeologjik të Apolonisë përfaqëson një nga elementët më interesantë të arkitekturës private të periudhës romake.

Falë punës së specialistëve të Parkut Arkeologjik Apoloni dhe specialistëve të Institutit të Monumenteve të Kulturës, u bë e mundur hapja e këtyre mozaikëve, për të realizuar më tej dokumentimin e gjendjes së tyre, rifreskimin e materialit mbrojtës të degraduar ndër vite, marrjen e masave dhe zhvillimin e projekteve për restaurimin dhe promovimin e tyre.

Banesa ku është zbuluar një nga statujat e Athinasë daton në shek. II pas Krishtit dhe njihet për përmasat e saj. Sipërfaqja rreth 3500m² e cila mbulon ½ e hinsules, përfaqëson një nga rastet e pakta të zbulimit të një jedomusi romak në territorin shqiptar.

Janë të shumta ambientet e banimit të shtruara me mozaikë, me motive nga më interesantet, në dhomat e njohura me emrat: “Dhoma e Akilit”, “Dhoma e Aktorit”, “Hipokampi”, “Neraida” etj. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.