Vijon puna për rikualifikimin urban të hapësirave te Shkëmbi i Kavajës

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/- Prej fillimit të tetorit vazhdon puna për rikonstruksionin e rrugëve të brendshme dhe rikualifikimin e hapësirave publike në zonën e plazhit tek Shkëmbi i Kavajës.

Projekti zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në kuadër të projekteve me impakt të lartë në zhvillimin dhe promovimin e turizmit që financohet nga qeveria shqiptare.

Në segmente të ndryshme rrugore janë kryer gërmimi, mbushja me çakull, vendosja e tubave për kanalizimet e ujrave të bardha dhe ndërtimi i pusetave shimbledhëse.

Shkëmbi i Kavajës është një zonë shumë e frekuentuar gjatë të gjithë vitit, nga turistë dhe banorë. Në pjesën më të madhe rrjeti rrugor është i paasfaltuar dhe mungojnë hapësirat publike.

Krahas asfaltimit dhe plotësimit dhe sinjalistikë rrugore dhe ndriçim, në fokus të projekti është edhe në shtimin e hapësirave të gjelbra, parqeve dhe këndeve të lojërave.

Ndërhyrjet në prona private do të jenë minimale, ndërkohë që do të ketë edhe një shëtitore përgjatë bregut të detit. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.