SHBA – Një gjykatës urdhëron lirimin e 100 migrantë irakianë

UASHINGTON, 21 nëntor /ATSH-ANSA/ – Një tjetër ”shuplakë” gjyqësore ndaj administratës së presidentit amerikan, Donald Trump mbi migracionin.

Një gjykatës në Kaliforni bllokoi të drejtën për azil, ndërkohë që një kolegu i tij nga Miçigani urdhëroi qeverinë të lirojë më shumë se 100 irakianë të ndaluar për më shumë se gjashtë muaj gjatë përpjekjes për t’i dëbuar ata.

Gjykatësi Mark Goldsmith akuzoi qeverinë se ka vepruar padenjësisht dhe duke paraqitur deklarata “qartësisht të rreme”./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.