OSBE, trajnim dyditor me studentët për teknikat e hartimit të ligjit

TIRANË, 21 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka zhvilluar një trajnim dyditor me studentë të Universitetit “Ismail Qemali” në Vlorë.

Në trajnimi dyditor të organizuar nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, morën pjesë 25 studentë të Departamentit të Drejtësisë, të cilët përfituan njohuri teorike dhe aftësi praktike rreth procesit ligjbërës demokratik.

Në qendër të trajnimit, ishte njohja me Ligjin për Njoftimin dhe Konsultimin Publik dhe përdorimi sa më i efektshëm i Regjistrit Elektronik për Konsultimin Publik.

Studentët pjesëmarrës e zhvilluan një pjesë të trajnimit në formën e punës praktike, duke u fokusuar në teknikat e hartimit të ligjit. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.