NJU JORK – Amazon dhuron 97,5 milionë dollarë për të pastrehët

NJU JORK, 21 nëntor /ATSH-ANSA/ – Jeff Bezos, president i grupit Amazon përmes fondit “Day One Fund”, fondacion bamirësie prej dy miliardë dollarësh, do të dhurojë 97,5 milionë dollarë për 24 organizata bamirëse që kujdesen për familjet e pastreha, bëri të ditur Amazon.

‘’Donacionet synojnë të  mbështesin organizatat që punojnë për të siguruar familjet e pastreha dhe për t’i ndihmuar ato të ringrihen’’, thekson Bezos me anë të një komunikate./   /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.