Mamografët lëvizës ndalen në Pogradec, vizita falas për 2 javë

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/ – Edhe pse muaji i luftës kundër kancerit të gjirit ka përfunduar, maografët lëvizës ende janë duke kryer diagnostikime në të gjithë vendin.

Instituti i Shëndetit Publik bën me dije se, njësia e mamografisë së lëvizshme është ndalur në qytetin e Pogradecit dhe është instaluar pranë Drejtorisë së Shëndetit Publik, duke ofruar mamografi falas për gratë, për një periudhë 2-javore.

Ekipi ka kryer një sërë diagnostikimesh duke rekomanduar disa raste për vizita të specializuara. /e.caushi/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.