Lushnjë/ Arrestohen dy shtetas të shpallur në kërkim për vjedhje

TIRANË, 21 nëntor/ATSH- A. Fortuzi/ – Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim, Enea Hyseni, 19 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, kapën dhe ndaluan edhe shtetasin tjetër të shpallur në kërkim: Fation Ahmetaj, 32 vjeç, banues në Fier.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur masën “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje”. /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.