Kina dhe Filipinet rritin nivelin e marrëdhënieve dypalëshe

MANILA, 21 nëntor /ATSH/ – Udhëheqësit e Kinës dhe të Filipineve ranë dakord për ta ngritur nivelin e lidhjeve ndërmjet të dy vendeve në marrëdhënie bashkëpunimi të gjithanshëm strategjik, sipas CRI-së.

Gjatë bisedimeve të tyre në Manila, presidenti kinez, Xi Jinping dhe homologu i tij filipinas, Rodrigo Duterte ishin gjithashtu të pranishëm në nënshkrimin e një memorandumi mirëkuptimi, që do të shërbejë edhe për të orientuar ndërtimin e përbashkët të “Një brez, një rrugë”.

Xi ndodhet në Filipine, në ndalesën e fundit të turneut të tij jashtë vendit.

Kjo është vizita e parë shtetërore në Filipine nga një president kinez në më shumë se një dekadë.

Xi Jinping-u mbërriti në Filipine pas përfundimit të vizitave në Brunei dhe Guinenë e Re Papua, ku ai mori pjesë në takimet e sivjetshme të APEC-ut./ /v.b/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.