Foto/ Ura e re moderne që i shtohet Tiranës

TIRANË, 21 nëntor/ATSH/- Tiranës i shtohet një urë e re, e cila do të lidh bulevardin “Bajram Curri” me Bulevardin “Gjergj Fishta” dhe që do t’u vijë në ndihmë banorëve që jetojnë në lagjet në dy anët e Lanës në afërsi të Pallatit me Shigjeta.

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se Ura e Re është pothuajse gati. Në 3 vite, Tiranës i janë shtuar 3 ura të reja mbi Lanë.

Ura e re do të jetë vetëm për këmbësorët dhe ajo i vjen në ndihmë mijëra banorëve të Njësisë 5 dhe 7 që jetojnë në këtë zonë. Ura që ka nisur të ndërtohet nga bashkia Tiranë, siç shihet edhe nga fotot ka një strukturë të veçantë, çka veç funksionit primar, atë për kalimin e këmbësorëve, do të përmirësojë ndjeshëm edhe imazhin e zonës përreth.

z.tosku//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.