“Aleanca për Dhurimin e Gjakut” seancë dhurimi në ndihmë të qytetarëve të Lushnjës

TIRANË, 21 nëntor /ATSH/ – “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” organizoi dje një seancë për dhurimin e gjakut me studentë dhe të rinj për t’i ardhur në ndihmë znj. Lefteri Dedej nga Lushnja, e cila prej kohësh apelonte nevojën për gjak.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti dje në një takim znj. Dedej dhe thekson se, kjo seancë i vjen në ndihmë jo vetëm asaj, por të gjithë qytetarëve të Lushnjës që kanë nevojë për gjak.

“Prita dje në një takim znj. Lefteri Dedej, e cila prej kohësh apelonte nevojën për gjak. I lumtur që “Aleanca për Dhurimin e Gjakut” organizoi menjëherë një seancë për dhurimin e gjakut me studentë dhe të rinj, jo vetëm për t’i ardhur në ndihmë asaj, por të gjithë qytetarëve të Lushnjës që kanë nevojë. Falënderoj emisionin “Fiks Fare” për këtë raportim dhe shpresoj që raste të tilla të mos përsëriten më”, shprehet Presidenti Meta.

/gj.mima/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.