Vlorë/ Teknologji moderne për pastrimin e kanalizimeve

178

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ – Specialistë të ardhur nga Turqia kanë filluar trajnimin e punonjësve të Ujësjellës Kanalizimeve në Vlorë, duke zhvilluar një sërë testesh dhe ndërhyrjesh në disa nga linja më problematike në Orikum.

Bashkia Vlorë bën me dije se flota e re e mjeteve të teknologjisë moderne dhe bashkëkohore që u inaugurua pak ditë më parë nga Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli është tashmë në shërbim të plotë për ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve në bashkinë e Vlorës. Trajnimi me specialistët turq do të vazhdojë në ditët në vijim në rrjetin e kanalizimeve në Vlorë./e.caushi/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.