Vetingu, në “sitë” prokurori Artur Selmani dhe gjyqtari Luan Dervishi

TIRANË,20 nëntor /ATSH- I. Vata/ – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit po ecën me axhendë të ngjeshur përsa i përket skanimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në organet e drejtësisë.

Këtë javë KPK vazhdon me skanimin e prokurorit në Prokurorinë e Përgjithshme, Artur Selmani dhe gjyqtarit në Gjykatën e Apelit Shkodër, kandidat për KLGJ, Luan Dervishi.

Prokurori në Prokurorinë e Përgjithshme, Artur Selmani, do të përballet me Vetingun më 22 nëntor.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore me Artur Selmanin, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme i cili do t’i nënshtrohet verifikimit për ligjshmërinë e pasurisë së tij, integriteti etik dhe profesional

Po ashtu, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur trupën gjykuese që përbëhet nga Roland Ilia, Firdes Shuli, Etleda Çiftja.

Po ashtu një ditë më vonë, gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër, kandidat për KLGJ, Luan Dervishi do të përballet me Vetingun me 23 nëntor.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të zhvillojë një seancë dëgjimore me Luan Dervishin, Gjyqtar në Gjykatën e Apelit Shkodër, kandidat për KLGJ i cili do t’i nënshtrohet verifikimit për ligjshmërinë e pasurisë së tij, integritetit etik dhe profesional

Seanca dëgjimore e Luan Dervishit do të zhvillohet më 23 nëntor dhe Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shpallur trupën gjykuese, që përbëhet nga Etleda Çiftja, Firdes Shuli, Pamela Qirko. /j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.