SHBA – Uashingtoni mbështet kandidatin koreanojugor në krye të Interpolit

UASHINGTON, 20 nëntor /ATSH-AFP/ – Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo njoftoi sot se SHBA-ja mbështet fuqishëm kandidatin koreanojugor në presidencën e Interpolit, Kim Jong yang, përballë konkurrentit të tij rus.

“Ne inkurajojmë të gjitha kombet dhe organizatat që bëjnë pjesë në Interpol dhe që respektojnë shtetin e së drejtës të zgjedhin një kryetar me integritet. Ne mendojmë se ky është Kim”, deklaroi shefi i diplomacisë amerikane.

Policia botërore nuk ka një president që prej shkarkimit të ish-kreut të saj, Meng Hongwei, i akuzuar për korrupsion në Kinë dhe që u zhduk në mënyrë të mistershme në fillim të tetorit gjatë një udhëtimi në vendin e tij. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.