SHBA – Një gjyqtar pezullon vendimin e Trump për migrantët ilegalë

UASHINGTON, 20 nëntor /ATSH-AFP/ – Një gjyqtar amerikan bllokoi përkohësisht sot një vendim të administratës Trump që kundërshtonte mundësinë e kërkesës për azil ndaj personave që hyjnë ilegalisht në territorin e SHBA-së, në një moment kur mijëra emigrantë të ardhur nga Amerika Qendrore janë grumbulluar në kufirin me Meksikën.

Donald Trump nënshkroi të premten një dekret që mundëson refuzimin automatik të kërkesave për azil të depozituara nga persona që kanë kaluar ilegalisht kufirin.

Pezullimi i kësaj mase u vendos nga gjyqtari federal, Jon Tigar i San Franciskos (Kaliforni), pas rekursit të depozituar nga disa organizata për mbrojtjen e të drejtave civile./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.