SHBA – Një gjyqtar bllokon dekretin e Trump për limitimin e të drejtës së azilit

SAN FRANCISKO, 20 nëntor /ATSH-AFP/ – Politika migratore e Donald Trump pësoi një goditje juridike me ngrirjen e një mase që ngushton të drejtën e azilit, ndërkohë që mijëra migrantë nga Amerika Qendrore grumbullohen në kufirin jugor të SHBA-së.

Një gjyqtar kalifornian bllokoi përkohësisht një dekret të nënshkruar më 9 nëntor nga presidenti amerikan, që parashikonte kundërshtimin automatik të kërkesave për azil të paraqitura nga persona që kanë kaluar në mënyrë jo ligjore kufirin.

“Cilado qoftë shtrirja e autoritetit të presidentit, ai nuk mund të rishkruajë ligjet mbi imigracionin për të imponuar kushte që Kongresi ka ndaluar haptazi”, theksoi gjyqtari federal i San Franciskos, Jon Tigar në vendimin e tij të botuar të hënën në mbrëmje. /G.S/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.