RIAD – AS dhe EBA dhurojnë 500 milionë dollarë ndihma për Jemenin

RIAD, 20 nëntor /ATSH-DPA/ – Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe do të financojnë 500 milionë dollarë që do të shkojnë si ndihma për ushqime për Jemenin e shkatërruar nga lufta, ndërkohë që OKB ka paralajmëruar mungesën e theksuar të tyre.

‘’Ndihmat do të mbështesin 10-12 milionë jemenas për trajtimin dhe nevojat humanitare në sektorët e ushqimit nëpërmjet organizatave të OKB-së, rajonale dhe lokale”, theksoi  Abdullah el-Rabeeah, mbikëqyrës i përgjithshëm i ndihmave humanitare.

Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe po udhëheqin një koalicion sunit, që ka nisur një fushatë ajrore kundër rebelëve huthi në Jemen, që nga marsi i 2015.

Koalicioni, i cili është akuzuar vazhdimisht për vdekjen e shumë civilëve, u formua disa muaj pasi huthët, të mbështetur nga Irani morën kryeqytetin Sana’a dhe pjesë të tjera të Jemenit, në fund të vitit 2014.

OKB e konsideron Jemenin si krizën më të keqe humanitare në botë./ /os/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.