Rehabilitohen 100 km kanale në Krutje, përfitojnë 8000 fermerë

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/2247191532166046/

TIRANE, 20 nëntor/ATSH/- Ndërhyrja në rreth 100 km kanale kryesore dhe dytësore kanë përmirësuar ujitjen për rreth 7600 ha tokë bujqësore në zonën e Krutjes, ndërsa kanë përfituar rreth 8000 fermerë.

“MIRËMËNGJES, dhe me këto pamje të 100 km kanale kryesore dhe dytësore që kanë përmirësuar ujitjen për 7600 ha tokë bujqësore në zonën e Krutjes, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

Së shpejti fillon puna edhe për rehabilitimin e kanalit V1 dhe V2 po në këtë degë.

Në fillim të vitit 2019, do të nisin punimet për rehabilitimin edhe të 2 skemave të tjera ujitëse për zonën e Lushnjës, dega e Lushnjës dhe dega e Çukasit.

Ky projekt me rreth 23 milionë euro të tjera do të fillojë shumë shpejt dhe do të futen nën ujë më shumë se 15 mijë hektarë të tjera./a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.