Policimi në komunitet, takime ndërgjegjësuese me nxënësit e kryeqytetit

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/-Në kuadër të policimit në komunitet, Drejtoria e Policisë së Tiranës vijon me takimet sensibilizuese në të gjitha shkollat 9-vjeçare të Tiranës, në nivel qarku.

Këto takime po mbahen në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit midis Drejtorisë Arsimore të Tiranës dhe Policisë.

Qëllimi  i takimeve lidhet me ndërgjegjësimin e nxënësve, veçanërisht i atyre të klasave të 6-ta, në lidhje me efektet negative që sjell konsumimi i alkoolit. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.