Lubjanë, Adrian Paci prezantohet me ekspozitën “Trashëgimia e shpërnguljes”

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ – Artisti shqiptar Adrian Paci është prezantuar në Lubjanë me ekspozitën e tij “Trashëgimia e shpërnguljes”, që u çel në Galerinë TR3.

Ekspozita e tij përfshin një video-art kushtuar përjetimit të imponuar publik të rënies së regjimeve diktatoriale, fotografi dhe punime në pikturë me motive nga Shqipëria.
Autori rikthehet për publikun slloven pas 18 vitesh.

Të pranishmit e shumtë, njerëz të artit, profesionistë dhe dashamirës të tij, përfshi edhe përfaqësues të trupit diplomatik u bën pjesë e kësaj ngjarje promovuese të artistit shqiptar Adrian Paci.

Ekspozita do të qëndroj e hapur deri në 15 shkurt 2019.

Artisti shkodran Adrian Paci ka përfunduar Akademinë e Arteve në Tiranë dhe prej vitit 1997 është vendosur në Milano të Italisë.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.