“Lexoj, pra Jam” mbledh fëmijët e Gjirokastrës rreth librit

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/- Prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj së bashku me drejtoreshën e Drejtorisë Arsimore Rajonale, Lindita Rova ishin sot në shkollën 9-vjeçare “Koto Hoxhi”, ku u takuan me nxënësit e vegjël për të dhuruar libra dhe për të lexuar bashkë me ta.

Prefekti i qarkut shprehu gjithë mbështetjen e tij për organizimin e takimeve të shpeshta, të cilat kanë një rëndësi të veçantë në edukimin e fëmijëve për ta bërë librin një mik të vërtetë.

“T’u lemë librin amanet dhe ata do të dinë të bëhen të pasur. Prandaj do të takohemi për një libër çdo ditë, sepse beteja me padijen është e gjatë dhe e vështirë”, tha Aliaj.

Më pas prefekti Aliaj dhe drejtoresha Rova lexuan bashkë me fëmijët pjesë nga librat e autorëve shqiptarë dhe të huaj të letërsisë për fëmijë.

“Je lexues i rregullt? Të pëlqen libri dhe leximi? Bind një në një milion shqiptarë që nuk kanë lexuar, të lexojë një libër këtë vit. Bind mikun, shokun, fëmijën tënd të lexojë librin e parë. Lexoja ti një libër, që librin e dytë ta kërkojë vetë”. Kjo është motoja që të rinjtë dhe fëmijët kudo në Shqipëri të afrohen me librin. /k.s/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.