“Krijo oksigjenin tënd”, nisma për një Shqipëri të pastër turistike

“Krijo oksigjenin tënd”, nisma për një Shqipëri të pastër turistike

“Krijo oksigjenin tënd”, nisma për një Shqipëri të pastër turistike Më datë 23 nëntor do të nisim operacionin “Të pastrojmë Shqipërinë që duam” ku jeni të ftuar të gjithë ju që mendoni se mjedisi, ku jetojmë duhet mbajtur pastër për një jetë më të shëndetshme për fëmijët tanë dhe ne”, tha Klosi.http://ata.gov.al/2018/11/20/krijo-oksigjenin-tend-nisma-per-nje-shqiperi-te-paster-turistike/

Posted by Agjencia Telegrafike Shqiptare on E martë, 20 Nëntor 2018

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ – Shqipëria si destinacion turistik gjithashtu po shndërrohet dhe në një destinacion të pastër, ku ruajtja e mjedisit është një faktor kyç për mikpritjen e turistëve në një Shqipëri të bukur dhe të pastër.

Ministria e Turizmit dhe e Mjedisit ka kohë që ka ndërmarr nisma mjaft të rëndësishme duke bërë aktivitete sensibilizuese për pastrimin dhe mirëmbajtjen e mjedisit në zonat me potenciale turistike.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi në kuadër të nismës për një Shqipëri të pastër turistike është shprehur se, ”jemi të vërtetë kur themi se e kemi pastruar Shqipërinë, por jemi edhe të vetëdijshëm që Shqipëria është ende e papastër! Për këtë arsye, më datë 23 nëntor do të nisim operacionin “Të pastrojmë Shqipërinë që duam”, ku jeni të ftuar të gjithë ju që mendoni se mjedisi ku jetojmë duhet mbajtur pastër, për një jetë më të shëndetshme për fëmijët tanë dhe ne”.

”Vjet mbollëm 4.5 milionë pemë, në zbatim të programit politik të qeverisë “Clean&Green 20/20”, në Shqipëri do të mbillen 20 milionë e 200 mijë deri në vitin 2020, për ta shndërruar Shqipërinë në zona të gjelbëruara, me më shumë oksigjen! Këtë vit për herë të parë, bashkë me qeverinë qendrore, pushtetin lokal, donatorët dhe komunitetin e biznesit kemi krijuar operacionin “Krijo oksigjenin tënd”, ku çdo qytetar vullnetarisht, mund të mbjellë 5 pemë për të krijuar oksigjenin e tij”, u shpreh ministri Klosi. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.