FOTO/ “Takim me lashtësinë” bashkon të rinjtë me trashëgiminë kulturore

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ – Vlerat e trashëgimisë tonë kulturore po promovohen përditë e më shumë, për shkak të mirëmbajtjes së tyre dhe aktiviteteve që po zhvillohen në këto asete, ku të rinjtë janë tashmë vizitorët besnik të tyre.

“Takim me lashtësinë” bashkoi shkollat e bashkisë Konispol në një nismë të veçantë për njohjen, vlerësimi dhe promovimin e vlerave të trashëgimisë sonë kulturore.

Aktiviteti kulmoi me një konkurs midis shkollave 9-vjeçare, ku nxënësit interpretuan pjesë të ndryshme nga tragjeditë e antikitetit.

Ndërkohë përmes një ekspozite u paraqitën të gjitha monumentet e kulturës të bashkisë Konispol, një pjesë e mirë e tyre brenda territorit të Parkut Kombëtar të Butrintit.

Shqipëria është një thesar i trashëgimisë kulturore materiale dhe jomateriale, e cila na shërben si pasaportë për t’i treguar vizitorëve të huaj vlerat që vendi ynë ka. Këto vende tashmë janë kthyer dhe në destinacionet e preferuara të vizitorëve gjatë muajit nëntor, ku përveç bukurive arkitekturore ato ndërthurin dhe kultin si vende ideale për turizëm religjioz. /a.a/ /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.