FOTO/ Bashkëpunim kulturor midis Muzeut Historik Kombëtar dhe komunës së Shën Mitrit

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ – Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, priti në ambientet e muzeut kryetarin e komunës së Shën Mitrit, Salvatore Lamirati, dhe ish-deputetin Fatmir Toçi, një nga iniciuesit e lidhjeve Shqipëri-Kalabri.

Ky vit ka shënon Vitin Mbarëkombëtar e përkujtimor për Gjergj Kastriotin, memoria dhe kujtimet për të cilin kanë gjalluar fillimisht mes komunitetit të arbëreshëve dhe për këtë nisi një bashkëpunim reciprok kulturor midis Muzeut Historik Kombëtar e Komunës së Shën Mitrit.

Në shenjë mirënjohje e fillimi të bashkëpunimit reciprok kulturor midis Muzeut Historik Kombëtar e komunës së Shën Mitrit, drejtori Koçi i dhuroi një fjalor Arbërisht-Italisht të Bernardo Bilotës, botuar në Bari në 1963. /a.a/ /a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.