Eksportet, rritja më e madhe gjatë tetorit me Italinë

132

TIRANË, 20 nëntor/ATSH/- Instituti i Statistikave publikoi të dhënat e eksporteve dhe importeve për vitin 2018.

Në muajin tetor 2018, Shqipëria ka pasur rritje të eksporteve, duke e krahasuar me tetorin e 2017: Italia (3,5 %), Spanja (91,7 %) dhe Kosova (46,8 %).

Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Kina (-4,6 %), dhe Ukraina (-36,0 %).

Gjatë këtij dhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me një vit më parë, janë: Italia (3,9 %), Kosova (27,5 %) dhe Spanja (66,7 %). Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Kina (-35,6 %), Ukraina (-51,6 %) dhe Rusia (-57,6 %).

Në muajin tetor 2018, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me tetor 2017 janë: Turqia (1,7 %), Kina (17,9 %) dhe Gjermania (3,4 %). Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia (-4,3 %), Rusia (-28,1 %) dhe Zvicra (-53,0 %).

Gjatë këtij dhjetëmujori, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me një vit më parë, janë: Turqia (4,7 %), Greqia (3,2 %) dhe Kina (9,7 %).

Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe, janë: Italia (-0,5 %), Gjermania (-3,7 %) dhe Zvicra (-27,7 %). /o.l/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.