Dua Lipa pas koncertit për Skënderbeun: Dashuria për rrënjët e mia sa vjen e rritet

TIRANË,20 nëntor /ATSH/ – Të hënën u zhvillua në Vatikan një koncert në nder të heroit tonë kombëtar Gjergj Kastriot Skëndërbeu.

Pjesëmarrës në mbrëmjen e madhe ishin shumë emra të njohur shqiptarë si Inva Mula, Olen Cesari, Ermal Meta, Elhaida Dani dhe Kastriot Tusha.

Por nuk mungoi as këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa. Ylli i muzikës pas koncertit u shpreh se dashuria për rrënjët dhe origjinën e saj sa vjen e shtohet.

“Pas një koncerti të bukur përkujtimor për Gjergj Kastrioti-Skënderbeun ku mora pjesë së bashku me shumë artistë të talentuar shqiptarë. Dashuria për rrënjët e mia sa vijnë e rriten edhe më shumë sesa kam menduar. Të thuash jam krenare është nënvlerësim. Çfarë ndjenje!” u shpreh Dua Lipa.

Dua ndezi mbrëmjen me këngën e saj “Homesick”. /a.a/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.