106-vjetori i Pavarësisë, mbrëmje festive në Bukuresht

TIRANË, 20 nëntor /ATSH/ 106 vjet më pas, në të njëjtën lagje ku u ngjiz ideja e Shqipërisë së Pavarur, në Bukuresht, Atashe Kulturor në Ambasadën e Shqipërisë, sopranoja e mirënjohur Arlinda Morava, organizoi një mbrëmje magjike plot sharm e kulturë të denjë për festën më të bukur të shqiptarëve, Ditën e Flamurit.

Në këtë mbrëmjes festive nuk munguan zonjat e fisshme të “Bucharest Ladies Quintet”, të drejtuar me plot virtuozitet nga violinistja Andreea Stefanescu.

Një vlerë e shtuar e mbrëmjes ishte Dorotheea Petrea, aktorja e shquar rumune, e cila interpretoi me mjeshtëri pjesë nga poezi të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare.

/gj.mima/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.