Zgjerimi i sipërmarrjeve shembull i klimës reale të biznesit në Shqipëri

TIRANË, 19 nëntor /ATSH/ – Një kompani shqiptare e cila operon edhe ne dy vende të Bashkimit Europian, inauguroi javën që lamë pas showroomin më të madh në Ballkan përsa i përket standardeve, duke i ofruar konsumatorit një eksperiencë krejt të re.

Lajmin e bëri të ditur ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato e cila deklaron se kjo kompania ka katërfishuar eksportet në vetëm dy vjet.

Ministrja Qato theksoi se kjo sipërmarrje është shembulli i cili tregon klimën reale të biznesit në Shqipëri dhe të oportuniteteve të panumërta për punësimi që u ofrohen sot të rinjve në sektorin privat në Shqipëri. /o.l//a.g/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.