TEHERAN – Irani kërkon ndihmën europiane kundër sanksioneve të SHBA

TEHERAN, 19 nëntor /ATSH-ANSA/ – Irani rinovoi sot kërkesën ndaj vendeve të Europës për të përshpejtuar realizimin me mjete financiare që nevojiten për të vazhduar transaksionet me Teheranin, pavarësisht sanksioneve bankare të vendosura nga SHBA.

“Është e qartë se vendet europiane janë të angazhuara të respektojnë marrëveshjen bërthamore, por fatkeqësisht iniciativat e tyre për realizimin e sistemit financiar janë të ngadalta”, theksoi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Bahram Ghasemi.

“Megjithatë, Irani shpreson se europianët të mund të transformojnë fjalët e tyre në vepra duke treguar më së miri potencialin e tyre në skenën ndërkombëtare”, theksoi ai.

Ghassemi ka shtuar se Irani do të vazhdojë të bisedojë me europianët, por nuk do të presë shumë gjatë vendimet e tyre.

‘’Do t’i qëndrojmë besnikë marrëveshjes për energjinë nukleare për aq kohë sa të jenë edhe të tjerët të tillë’’, shtoi ai./  /os/ a.jor.

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.