SPANJË – Qeveria nuk përjashton më mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme

MADRID, 19 nëntor /ATSH-AFP/ – Qeveria socialiste e Pedro Sanchez, në vështirësi për të miratuar buxhetin e saj, nuk përjashton më mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në fund të majit, ndryshe nga ç’kishte pohuar deri më tani, njoftoi sot ministri i Transporteve.

I pyetur në lidhje me këtë mundësi gjatë një takimi me median, José Luis Abalos shumë i afërt me Pedro Sanchez dhe figurë me influencë e Partisë Socialiste, u përgjigj se nuk mund të përjashtohej më asgjë.

‘’Nuk duhet të futemi në diçka të rrezikshme. Mbetet ende shumë kohë deri në maj’’, theksoi ai.

Ardhur në pushtet në qershor pas një mocioni mosbesimi ndaj qeverisë së mëparshme konservatore, ekzekutivi socialist deri më tani vinte theksin në qëllimin e tij për të qeverisur deri në fund të legjislaturës në 2020./ /v.b/ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.